Festivali Evropian i Këngës (ang.:Eurovision Song Contest (ESC), fra.: Concours Eurovision de la Chanson), shkurt i njohur si "Eurovizioni" është një konkurrim ndërkombëtar muzikor evropian, i cili zhvillohet çdo vit, që nga viti 1956. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa vene jashte Europes si Australia, Izraeli, Turqia dhe Maroku. Për këtë qëllim çdo shtet pjesëmarrës ka të drejt…